Një alarm për eksploziv në vendin ku do të mbajë tubimin Donald Trump në Long Island ka alarmuar autoritetet policore.
Departamenti i Policisë Nassau konfirmoi për Newsweek të mërkurën në mëngjes se forcat e saj iu përgjigjën një “ngjarjeje të dyshimtë” pranë vendit ku do të mbajë tubimit të ish-presidentit Donald Trump.
“Ne iu përgjigjëm një ndodhie të dyshimtë në afërsi të Nassau Coliseum, megjithatë nuk kishte asnjë vlefshmëri të gjetjes së një mjeti shpërthyes”, tha një oficer i informacionit publik për Newsweek.
Oficeri shtoi, duke thënë “ne nuk jemi të sigurt se nga e ka origjinën ky informacion, por mund të konfirmojmë se nuk u zbulua asnjë eksploziv.”
Trump, kandidati republikan presidencial do të mbajë një tubim të fushatës në orën 19:00 në Uniondale, Nju Jork në Koliseumin Memorial të Veteranëve të Nassau.
Tubimi vjen vetëm tre ditë pas një atentati të dytë ndaj Trump në West Palm Beach, Florida.