SHBA kërkoi “përjashtimin” e tij nga Kuvendi, Berisha nuk ndalet e rikthen deklaratën e tij të fortë

Ndërkohë që SHBA ka bërë të prerë vendimin e saj në lidhje me ish-kryeministrin Sali Berisha duke  bërë thirrje të mos futet më në Kuvend, një tjetër përgjigje ka ardhur sot nga demokrati.

Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha ka nisur ditën me një mesazh të fortë politik, drejtuar indirekt ambasadores amerikane, Yuri Kim. Berisha ka ndarë mesazhin që u ka dhënë demokratëve nga festa e 25-vjetorit të themelimit të Partisë Demokratike.

“Sikur 1000 të mbesin, do të mbetem njëri prej jush, sikur 100 të mbeten, do mbetem një prej jush, sikur vetëm një të mbesë, do të mbetem njëri prej jush. Rroftë Partia Demokratike,”-shprehet Berisha në video.


Shtuar 2.08.2021 10:39