SHBA i kërkon Kinës të mos kufizojë lirinë e gazetarëve në Lojërat Olimpike Dimërore

Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje Kinës që të mos kufizojë aksesin në dhe qarkullimin e gazetarëve gjatë Olimpiadës Dimërore të vitit të ardhshëm në Pekin.

“Ne u bëjmë thirrje zyrtarëve të Republikës Popullore të Kinës që të mos kufizojnë lirinë e lëvizjes dhe aksesin e gazetarëve dhe të sigurojnë që ata të mbeten të sigurt dhe të aftë për të publikuar lirisht,” tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price në një konferencë për shtyp.

Kjo kërkesë ka ardhur pasi, klubi i Korrespondentëve të Huaj të Kinës në fillim të javës kishte shprehur shqetësimin për mungesën e transparencës nga organizatorët e Lojërave./albeu.com


Shtuar 4.11.2021 22:33