Shtetet e Bashkuara i dorëzuan pajisje me vlerë 340,000 dollarë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve të Shqipërisë.
Ambasada Amerikane në Tiranë bën me dije se zëvendës Shefja në Detyrë e Misionit Kathryn Hammond dhe Ndihmës Drejtori Stephen Fields i Programit Ndërkombëtar të Ndihmës së Trajnimit të Hetimit Kriminal të Departamentit të Drejtësisë së ShBA (ICITAP) ia dorëzuan pajisjet Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Klevis Qose.
“Falë mbështetjes së ICITAP dhe Byrosë kundër Terrorizmit të Departamentit të Shtetit të ShBA me pajisje, trajnime dhe këshillim, Drejtoria e Burgjeve ka krijuar Njësinë e Inteligjencës Korrektuese. Kjo iniciativë përmirëson aftësitë e inteligjencës së burgjeve dhe rrit ndjeshëm sigurinë e Shteteve të Bashkuara dhe të Shqipërisë duke luftuar në mënyrë efektive krimin e organizuar dhe terrorizmin”, njofton Ambasada.