SHBA i bën thirrje Kinës për “transparencë” mbi origjinën e koronavirusit

Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, i bëri sot thirrje Kinës që të “bashkëpunojë” dhe të jetë “transparente” mbi origjinën e Covid-19, pasi Uashingtoni kërkon të përcaktojë nëse koronavirusi mund të ishte shkaktuar nga një aksident në një laborator kinez.

Në një bisedë telefonike me homologun e tij kinez Yang Jiechi, Blinken gjithashtu i bëri thirrje Pekinit “të ndalojë fushatën e e presionit mbi Tajvanin” dhe foli për shqetësimin e SHBA mbi  “gjenocidin dhe krimet kundër njerëzimit”.

Blinken gjithashtu  i bëri thirrje Pekinit që të lirojë amerikanë dhe kanadezë “të ndaluar padrejtësisht”./albeu.com

Shtuar 11.06.2021 06:06