SHBA do të fillojë përdorimin e aseteve të sekuestruara ruse, paratë shkojnë për Ukrainën

Prokurori i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, Merrick Garland, ka autorizuar vendin që të fillojë përdorimin e parave të sekuestruara ruse për të ndihmuar Ukrainën, sipas mediave amerikane.

Njoftimi i Garland erdhi gjatë një takimi me prokurorin e përgjithshëm ukrainas, Andriy Kostin, në Uashington, raportoi Agence France-Presse.

“Sot, unë po njoftoj se kam autorizuar transferimin e parë të aseteve ruse të konfiskuara për përdorim në Ukrainë”, tha Garland, sipas CNN.

Paratë do të vijnë nga pasuritë e konfiskuara nga oligarku rus Konstantin Malofeyev pas akuzës së tij në prill për evazion të dyshuar të sanksioneve.

Paratë do t’i shkojnë departamentit të shtetit për të mbështetur popullin e Ukrainës, raportoi CNN të ketë thënë Garland.

Milioneri rus Malofeyev konsiderohet si një nga burimet kryesore të financimit për separatistët pro-rusë në Ukrainën lindore.

Në prill, Thesari i SHBA futi në listën e zezë një rrjet prej rreth 40 individësh dhe subjektesh të udhëhequr nga Malofeyev, të cilat pretendonte se ishin përdorur për të lehtësuar shmangien e sanksioneve. /albeu.com


Shtuar 4.02.2023 09:11