SHBA arrinë marrëveshjen e madhe për Ukrainën dhe aleatët evropianë

Udhëheqësit e Kongresit në SHBA arritën një marrëveshje dypartiake herët këtë mëngjes për të siguruar 13.6 miliardë dollarë për të ndihmuar Ukrainën dhe aleatët evropianë, raporton Associated Press.

Presidenti Joe Biden fillimisht kërkoi 10 miliardë dollarë për ndihmë ushtarake, humanitare dhe ekonomike, por mbështetja nga të dyja palët ishte aq e fortë sa shifra u rrit në 12 miliardë dollarë të hënën dhe 13.6 miliardë dollarë dje.

“Ne do t’i mbështesim ata kundër tiranisë, shtypjes, akteve të dhunshme të nënshtrimit,” tha Biden në Shtëpinë e Bardhë.

Udhëheqësit e partive shpresojnë të marrin masën prej 2741 faqesh përmes Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit deri në fund të javës, por koha e kësaj të fundit mbetet e paqartë.


Shtuar 9.03.2022 10:55