Shantazhonte të riun në TikTok se nëse s’do jepte para do i keqpërdorte fotot familjare, arrestohet 32-vjeçari në Elbasan

Një 32-vjeçar është arrestuar nga policia e Elbasanit pasi akuzohet se i kërkonte para një 29-vjeçari duke e kërcënuar se nuk e paguante do t’ikeqpërdorte fotot e tij dhe të familjarëve.

32-vjeçari i identifikuar si Aldo Sabriu, ka shantazhuar për disa muaj, nëpërmjet rrjetit social “Tik-Tok”, një 29-vjeçar, se nëse ky i fundit nuk do t’i jepte para, 32-vjeçari do t’i përdorte fotografitë e 29-vjeçarit dhe të familjarëve të tij, për të krijuar profile false në rrjetet sociale.

“Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, specialistët për Hetimin e Krimeve ukundër Personit dhe pasurisë, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës Operacionale të DVP Elbasan, kanë kapur dhe ndaluar shtetasin A. S., 32 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”,- njofton policia.

Në cilësinë e provës materiale policuia ka sekuestruar sekuestruan 2 celularë.

Arrestimi i 32-vjeçarit u bë në kuadër të planin operacional kombëtar “Sundimi i ligjit” dhe operacionit policor “Gjobvënia”.


Shtuar 6.01.2024 14:28