Një 57 vjeçar ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme në Tiranë.
Shtetasi P.B u arrestua në flagrancë për veprën penale “Përndjekja”, pasi ka përndjekur dhe shantazhuar për të kryer marrëdhënie seksuale një shtetase 20 vjeçare.
Njoftimi i policisë:
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Përndjekja” i shtetasit P. B., 57 vjeç, pasi ka përndjekur dhe shantazhuar për të kryer marrëdhënie seksuale një shtetase 20-vjeçare.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të metejshme.