Shakira harron Pique, fotografohet krah një mashkulli në Miami

Shakira mund të ketë gjetur dashurinë. Kështu pretendojnë mediat spanjolle, të cilat kanë bërë të ditur se artistja është fotografuar krah një burri misterioz.

46-vjeçarja po zhvendoset në Florida pasi nënshkroi një marrëveshje për kujdestarinë e fëmijëve me ish partnerin Gerard Pique.

Ndjekësit kanë hamendësuar nëse ajo do të largohet nga Barcelona me djemtë e saj Milan, dhjetë vjeç dhe Sasha, që pas publikimit të tradhtisë së Pique.

Media spanjolle ‘OK Diario’ thotë se nëna e dy fëmijëve mund të ketë një arsye tjetër për të përshpejtuar lëvizjen e saj në Miami, e kjo për shkak të një burri misterioz.

“Duket se këngëtarja kolumbiane po kalon kohe me mashkullin misterioz që e takoi në Miami dhe ka qenë në kontakt me të për katër muaj.”

Nuk ka pasur asnjë koment nga Shakira për raportet spanjolle, raporton DailyMail.

Shakira dhe Pique i dhanë fund lidhjes së tyre pas 11 vitesh së bashku. Ata nënshkruan marrëveshjen në një gjykatë në Barcelonë muajin e kaluar. Si pjesë e marrëveshjes, futbollisti Pique, tashmë në lidhje me bukuroshen katalanase Clara Chia, 23 vjeç, do të kalojë pushimet me fëmijët e tij./Albeu.com/


Shtuar 27.03.2023 19:39