Shaka e hidhur! Si telefonata anonime alarmoi Parisin për bombë: Do shpërthejë kulla Eiffel

Kulla Eiffel është padyshim një ndër vendet më të preferuara në botë për t’u vizituar.

Ditën e sotme, policia franceze blindoi dhe evakuoi me urgjencë këtë kullë pasi një telefonatë paralajmëroi një sulm me bombë.

Të gjithë turistët brenda monumentit u evakuuan pasi një telefonues anonim telefonoi policinë dhe tha se një bombë ishte vendosur brenda kullës.

Policia bllokoi rrugët poshtë kullës dhe urën që shtrihej përtej lumit Sene deri në Trocadero Plaza, masa që u hoqën dy orë më pas, pasi nuk gjetën asnjë shenjë të bombës së supozuar.

Kulla 131-vjeçare pret rreth 25,000 turistë çdo ditë, por vizitat janë ndaluar për shkak të kufizimeve të udhëtimit të koronavirusit.  /albeu.com/

 

 


Shtuar 14.07.2021 22:53