Shaip Kamberi drejt konfirmimit si i vetmi deputet shqiptar në Kuvendin e Serbisë

Koalicioni i Shqiptarëve për Luginën i Shaip Kamberit pritet që të fitojë një mandat deputeti në Kuvendin e  Serbisë pas zgjedhjeve të djeshme parlamentare dhe presidenciale.

Alternativa për Ndryshim e Shqiprim Arifit me shumë mundësi nuk do të ketë asnjë ulëse në Kuvendin e Serbisë.

Është votuar në gjithsej 8.267 vendvotime dhe Komisioni Republikan i Zgjedhjeve (KRZ) ka përcaktuar se të drejtën e votës në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare kanë 6.502.307 qytetarë të Serbisë.

Për rreth 100.000 votues nga Kosova, votimi në zgjedhje është organizuar në komunat më të afërta të Serbisë.

Qytetarët e Serbisë e zgjodhën presidentin nga tetë kandidatët, ndërsa kandidatët nga gjithsej 19 lista parlamentare luftuan për 250 vende.


Shtuar 4.04.2022 10:01