Sërish shpërthim në një xhami afgane gjatë faljes së namazit

Një shpërthim ka ndodhur sërish sot në një xhami shitte gjatë faljes së namazit në qytetin afgan Kandahar, raporton BBC.

Kujtojmë se dhe para një jave pati një sulm nga grupi terrorit ISIS, në një xhami, në të njëjtin qytet, ku mbetën 50 të vdekur dhe shumë të plagosur.

Mediat lokale raportojnë se nga sulmi i sotëm po ashtu kanë mbetur viktima.

Kujtjmë se Afganistani, më 13 gusht është pushtuar nga regjimi taleban dhe tashmë pritet që IS-K, një degë lokale e Grupit Shteti Islamik (ISIS), pritet të marrë përgjegjësinë e sulmit.


Shtuar 15.10.2021 11:27