Ministrja Elisa Spiropali, në seancën e parafundit plenare nuk kurseu as thumbat ndaj opozitës.
Gjatë fjalës së saj, ministrja u shpreh se uron që dielli i nxehtë i këtij behari “të ketë pjekur PD e Lulzim Bashën dhe në shtator të kenë guximin për të bashkëpunuar’.
“Me 104 vota çliruam institucionin e Presidentit të Republikës nga një përdhosës i Kushtetutës dhe frymëzues i konflitit politik. Tani kemi detyrën për të zhvilluar një proces të hapur konsultimi të gjerë politik për zgjedhjen e afërt të Presidentit të ri. Punët dhe arritjet e sesionit që kaloi, marrin edhe një vlerë më të madhe duke marrë parasysh kushtet dhe sfidat e paprecendeta që kaluam, jo vetëm pandeminë dhe tërmetin, por edhe kufizimet e demokracisë sonë ende në rritje, papjekurinë ulëritëse që opozita demonstroi me braktisjen e mandateve, kjo sfidë e vuri Kuvendin e Shqipërinë në një situatë të paprecedentë.
Një falënderim i takon burrave dhe grave të opozitës që ruajtën apo morën mandatin. Uroj që dielli i nxehtë i këtij behari ta ketë pjekur sado pak PD, Lulzimin dhe të tjerët dhe në legjislaturën ere në shtatorë të sjellin me vete edhe arsyen dhe guximin për të bashkëpunuar për reforma në respekt të qytetarëve që asaj partie i caktuan rolin e pazëvendësueshëm të opozitës”, tha Spiropali.