Tensionet në selinë e PD, Basha: Berisha kërkon të kthejë skenat e ‘97

Kreu i PD-së Luzim Basha ka dalë në një konferencë për shtyp, pas tensioneve në seli,  ku është shprehur se Sali Berisha po kërkon të kthejë skenat e ‘97.

“Kjo është një situatë jashtëzakonisht e vështirë. Përballë njerëzve me precedentë kriminale që solli Sali Berisha, duke na kujtuar 97, me zellin e pangordhur të një ish-komunisti. Me gjithën e mashtrimeve dhe gënjeshtrave dhe me shpresën e vdekur se mund të marrë peng PD. apo ti kthejë ata në një batalion non-grata të vetes dhe familjes ë tij non-grata nga SHBA. Sigurisht ky ishte një spektakët i shëmtuar i të kaluarës. Një të kaluar që demokratët kanë vendosur ta lënë mbrapa. Dje është mbledhur këshilli i PD-së në këtë sallë me transparencë të plotë. Sesi kemi bërë shkëputjen nga e shkuara e falsifikime, nga rrahjet e brenda këshillit, saç kemi parë në kohën e Sali Berishës, që ka rrahur, dhe i ka thyer dhëmbët. Ndarje e plotë me Sali Berishën. Kemi folur boll për arritjet e PD-së që janë arritjet e demokratëve. Masrrëzia e një njeriu që s’ka fund, për të marrë peng PD-në për hallin e tij personal. Në këtë betejë me SHBA-të, PD theu për herë të parë standardin e PD-së. I kërkoj ndjesë shqiptarëve që thyem standardin Doshi. Bëra një pezullim deri në vendimin e gjykatës së Parisit”, tha Basha./albeu.com


Shtuar 13.12.2021 16:44