“Sërish do të ketë shtrenjtim të energjisë elektrike”

Kryetari i Komisionit të Energjetikës në VMRO-DPMNE, Stevçe Antovski, në emisionin debativ në TV Shenja tha se sërish do të ketë shtrenjtim të energjisë elektrike, mirëpo nuk precizoi se kur do të ndodhë kjo gjë.

“Do të ketë shtrenjtim të energjisë elektrike, por nuk mund ta themi që tani se sa do të shtrenjtohet. Varet nga shumë faktorë, duke filluar nga të gjithë ata që janë involvuar në formulimin e çmimit të energjisë elektrike”, u shpreh Antovski.