Mbledhja e sotme e grupit parlemantar të PD-së është shoqëruar gjithashtu me debate. Këtë herë ka pasur një përplasje mes deputetit Flamur Noka me kryetarin Lulzim Basha.
Noka ka hedhur akuza ndaj Bashës, duke i thënë se e ka kthyer në thërrime kauzën e “masakrës zgjedhore. Gjithashtu i kërkoi kryedemokratit të dilte në terren dhe t’u jepte sqarim qtetarëve për përjashtimin e Berishës.
Debati mes Nokës dhe Bashës:
Noka: Deri ne zgjedhjen e kryesise e kishe kauzen politike “masakren zgjedhore”, dhe pas zgjedhjes se kryesise, ti e ktheve ne therrime ceshtjen e masakres zgjedhore.
Basha: S’eshte e vertete. Une e kam deklaruar dhe kam folur per masakren ne cdo dalje timen. Ju duhet te merrni informacion prane prokurorive dhe te interesoheni per masakren zgjedhore te 25 prillit, ashtu sic u be me Vaun e Dejes.
Noka: Ti duhet te dalesh ne terren, per tu shpjeguar demokrateve vendimin qe more per perjashtimin e Berishes, se ke percare demokratet.
Basha: Une do dal, do kem aksion, por jo tani, se s’dua ti hedh benzine zjarrit.
Noka: Ti i ke hedhur tritolin./albeu.com