Ousmane Dembele me shumë mundësi nuk do të jetë më futbollisti i Barcelonës.
Francezit i përfunon kontrata në vitin 2022, por katalanasit janë gati ta shesin pasi nuk bën pjesë në projektin e Komenan.
Janë dy klube legjendare si Liverpool dhe Juventus që kërkojnë sulmuesin.
Mendohet se të dy skuadrat i kanë ofruar atij kontrata pikërisht për vitin 2022, kur i mbaron marrëveshja me katalanasit. Por këta të fundit vështirë se do ta lënë të largohet falas. Ndaj në verë, ose do të shitet, ose do të tentohet t’i rinovohet kontrata për ta shitur një vit më vonë.