Serbët protestojnë me simbolet ruse në Kosovë, shikoni çfarë shkruajnë mbi automjetet e “KFOR” (FOTO)

Protestuesit serbë kanë përdorur simbolet ruse gjatë protestës së sotme në veri të Kosovës,

Ata kanë shkruar simbolin “Z” në një automojet të KFOR-it, i cili ëhstë i njëjti simbol që u përdor nga rusët në tanket që luftojnë në Ukrainë.

Para objekteve komunale në katër komunat veriore po qëndrojnë ende një numër të madh protestuesish, mes të cilëve edhe persona të maskuar.

Protestuesit që po qëndrojnë rreth automjeteve të blinduara të Policisë së Kosovës, paraprakisht kanë shkruar në to simole të njëjta dhe të tjera të flamurit të Serbisë.

Simboli “Z” së pari u pa në tanket që ishin nisur drejt kufirit të Ukrainës, disa ditë para se presidenti rus, Vladimir Putin, të urdhëronte pushtimin e shtetit fqinj. Ky simbol u shndërrua shumë shpejt në simbol për mbështetjen e luftës së Putinit në Ukrainë dhe është parë e vizatuar edhe në ndërtesa të ndryshme në Komunën e Mitrovicës së Veriut, të banuar me shumicë serbe, në protestat në mbështetje të Putinit në Beograd, e në vende të tjera.

 


Shtuar 29.05.2023 12:08