Sëmuret gjatë koncertit në Berat, Aleksandër Gjoka përfundon në spital

Këngëtari i njohur Aleksandër Gjoka, gjatë mbrëmjes së djeshme ka mbajtur një koncert në Berat që nuk ka shkuar mirë, pasi gjatë performacës është ndjerë keq dhe është shoqëruar në spital.

Mësohet se ai ka pasur huhatje tensioni ndërsa ka qenë duke kënduar dhe është dërguar menjëherë për të marrë ndihmë mjekësore. Kanë qenë Elton Deda dhe Redon Makashi që e kanë shoqëruar në spital, të cilët po mbanin korcerin bashkë.

Këgëtari vuan nga diabeti dhe tensioni, dhe këto probleme kanë qenë shkak i gjendjes së tij jo të mirë mbrëmë.

Mësohet se tashmë Gjoka ndodhet në shtëpi, në gjendje stabile të shëndetit./albu.com


Shtuar 9.07.2021 08:11