Ka ndërruar jetë këngëtarja e njohur e muzikës popullore të Shqipërisë së Mesme, Shqiponja Lela si pasojë e një sëmundje e rëndë, raporton ABC. Ajo ka lënë pas një vajzë, të quajtur Lela.

Të lidhura
None found
Por kush ishte Shqiponja Lela?
Mbiemri Lela thotë shumë kur bëhet fjalë për muzikën popullore. Shqiponja ishte vajza e ikonës së muzikës popullore, Myslym Lela, i cili është konsideruar një gjigant i bindshëm i tingullit popullor shqiptar.
Shqiponja Lela njihet më së shumti si anëtare e ansamblit të familjes Lela e cila bëri turne jashtë shtetit dhe regjistroi albumin Polyphonies vocales et instrumentales d’Albanie në vitin 1992.
Përveç punës së saj me këtë grup ajo ka incizuar edhe me emrin e saj, e specializuar në këngët e dasmës popullore të Shqipërisë së Mesme.
Disa nga këngët e kënduara nga Shqiponja që do të mbeten në mendjen e çdokujt:
