Semi i thotë të gjitha: U martova me Bojkenin që të emigronim jashtë por ndryshoi mendje!

Banorët e dënuar nga “Big Brother” do duhet të qëndrojnë për një afat të pacaktuar në Shtëpinë e Dënimit.

Për tu përshtatur me kushtet e reja, ato kanë nisur të diskutojnë për tema të ndryshme, një prej të cilave ishte edhe emigrimi.

Semi ka deklaruar se vite më parë kishte vendosur ta linte Shqipërinë, madje për ta bërë këtë përshpejtoi edhe martesën e saj me ish-partnerin e saj Bojken Lakon.

“U fiksuam që të iknim, bëmë edhe celebrimin për këtë por Bojkeni është i pavendosur dhe ndërroi mendje”,- tha Semi.

Kujtojmë se Semi ka pasur disa shpërthime emocionale në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Kur Fifi për shkak të lojës me Monikën po mbante shkop në shtëpi, Semi është shprehur e shqetësuar duke thënë se nuk mundet që ta shohë pasi ka frikë.


Shtuar 27.10.2021 20:36