Sekuestrohet një sasi mallrash në Kosovë, vinin kontrabandë nga Maqedonia e Veriut

Gjatë kontrrollit policor në fshatin Kabash të Vitisë, në një kamion që drejtohej nga shtetasi me iniciale M.M janë gjetur dhe sekuestruar pjesë makinash, barna stimuluese ‘ kamagra’, ushqime të ndryshme duke përfshirë këtu edhe fruta të thata si lajthi etj.

Këto mallra sipas policisë kanë erdhur Maqedonia e Veriut.

Njoftimi i policisë

“Gjatë kontrollit në automjet është gjetur sasi e konsiderueshme e mallrave të ndryshme komerciale si pjesë makinash, gjëra ushqimore (lajthi), barna stimuluese ‘kamagra’ etj.”, njofton policia./albeu.com