Sekuestrohet drogë me vlerë 4 milionë paund, dyshohet se i përkiste një grupi shqiptar

Policia angleze në Leeds ka sekuestruar së fundmi drogë me vlerë 4 milionë paund.

Dyshohet se droga i përkiste një bande shqiptare të krimit të organizuar.

Komandanti i qarkut të qytetit, Steve Dodds, gjatë një deklarate për mediet tha se zbulimi i drogës u bë në veriperëndim të qytetit.

Policia e West Yorkshire nuk ka dhënë ende detaje të mëtejshme në lidhje me sekuestrimin, duke përfshirë saktësisht se ku ndodhi, kur, çfarë droge u gjet dhe nëse është bërë apo jo ndonjë arrestim.

Deri në mbrëmjen e së enjtes, policia nuk i ishte përgjigjur kërkesës për informacion.

Duke folur për mediet Dodds tha: “Ne patëm një aksion në veri-perëndim të Leeds, ku kapëm rreth 4 milion £ drogë nga një grup i krimit të organizuar, i dyshuar shqiptar.”/Albeu.com


Shtuar 19.09.2023 08:42