Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me sekuestrimin e armëve të zjarrit sot në Portin e Durrësit.
Sipas gazetarit Igli Çelmeta, 8 armët e tipit pistoletë synoheshin të transportoheshin në shtetin Anglez.
Kujtojmë që në pranga ka rënë shoferi i furgonit që do të kryente edhe transportin e tyre, Jetmir Koloshi.
Armët ishin ngarkuar në Tiranë dhe origjina e tyre është një magazinë në zonën e Alliasit.
Në këtë magazinë policia e Tiranës ka ushtruar një kontroll, ndërkohë që kontrolle po mbahen edhe në shtëpinë e Koloshit.
Në përfundim të këtyre kontrolleve pritet të zbulohet nëse ka një baze armësh në kryeqytet.