Alma Kaçi kishte filmuar të paktën edhe dy persona të tjerë të rendësishëm me metodën e përdorur ndaj Gjicit para se skandali të shpërthente.
Gazetari Igli Çelmeta ka publikuar detaje në lidhje me seks skandalin e Gjicit duke theksuar se Alma Kaçi është futur në Bashkinë e Kukësit rreth orës 09:20 të mëngjesit dhe ka ndejtur aty rreth gjysmë orë ku ka mbyllur të gjitha procedurat.
Sipas gazetarit, në serverin ku mbahej videoja origjinale e Safet Gjicit janë gjetur edhe dy video të tjera të ngjashme, të cilat mund të publikohen gjatë ditëve në vijim.
“Vajza pasi është larguar rreth orës 09:45 ka shkuar në Tiranë dhe Durrës, ku ka pasur takime me disa persona të cilat SPAK po i heton si të dyshuar si bashkëpuntorë me vajzën.
Nga hetuesit është arritur të gjendet edhe serveri ku ruheshin pamjet.
Kamera është e njëjta e përdorur në dy raste të tjera që mund të bëhen edhe publike së shpejti, nëse kanë rënë në dorë të mediave”, shkruan ai.
Detajet e videos së publikuar dje nga gazetari Artan Hoxha pritet ta rëndojnë edhe më tej gjendjen e Safet Gjicit në raport me ligjin pasi çështja pritet të kanalizohet si “shpërdorim detyre” dhe “shkelje e barazisë në tendera” duke mos u trajtuar thjesht si një çështje morali, e një kryebashkiaku që bën seks në zyrën e shtetit.
Postimi i gazetarit Igli Çelmeta
Disa të vërteta të pathëna për video-skandalin me ish-kryebashkiakun e Kukësit.
Kamera ka qenë e vendosur në çantën e vajzës dhe ora në kamera nuk është e saktë, video nuk është regjistruar në orën 16:00. Data është e saktë dhe video është regjistruar më datë 6 qershor.
Vajza është me çantë në krah dhe ka pasur edhe dy telefona dhe një diktofon dhe është futur në ambientet e bashkisë së Kukësit rreth orës 09:20 të mëngjesit të 6 qershorit dhe kamera në çantë është ndezur në momentin që ajo është futur brenda në bashki, pra e ka ndezur kur ka dalë nga makina e saj dhe është drejtuar drejt bashkisë.
Ka pasur me vete edhe dy telefonat, një ndër të cilët ka qenë i lidhur me kamerën dhe kontrollon nëse kamera është ndezur dhe po filmon. E gjithë video nga momenti që vajza futet brenda në bashki dhe deri kur ikën rreth orës 09:45 minuta, është mbi 20 minuta.
SPAK ka rreth 30 minuta material video si provë dhe jo 12 minuta, që mund të çojnë pas hekurave ish-kreun e bashkisë së Kukësit.
Vajza pasi është larguar rreth orës 09:45 ka shkuar në Tiranë dhe Durrës, ku ka pasur takime me disa persona të cilat SPAK po i heton si të dyshuar si bashkëpuntorë me vajzën.
Nga hetuesit është arritur të gjendet edhe serveri ku ruheshin pamjet.
Kamera është e njëjta e përdorur në dy raste të tjera që mund të bëhen edhe publike së shpejti, nëse kanë rënë në dorë të mediave. /albeu.com