Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme greke vjen në Shqipëri, do të takohet me Fredi Belerin

Në vijim të udhëzimeve të Ministrit të Punëve të Jashtme, Nikos Dendias, Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme, ambasadori Theoharis Lalakos, do të vijë sot në Shqipëri, për të takuar kandidatin fitues në Bashkinë e Himarës, Fredi Beleri.

Sekretari i Përgjithshëm do të informohet për gjendjen shëndetësore dhe kushtet e ndalimit, ndërsa në konsultim me Ambasadën e Greqisë në Shqipëri do të shqyrtohen veprimet e radhës për trajtimin e çështjes.

Njëkohësisht, në vijim të udhëzimeve përkatëse të Ministres së Jashtme greke, ambasadorja e Greqisë në Shqipëri, Konstantina Kamitsi, ka kërkuar tashmë të takohet me sa më sipër. Ambasadori grek është në komunikim të vazhdueshëm me familjet dhe avokatët, bëjnë me dije mediat fqinje.

Beleri u arrestua pak ditë para zgjedhjeve të 14 majit, me akuzën e shit-blerjes së votës. Megjithatë ai arriti tëfitonte zgjedhjet, edhe pse aktualisht ndodhet pas hekurave.


Shtuar 17.05.2023 09:42