Seancë e jashtëzakonshme në Kuvend të hënën, votohen ndryshimet në qeveri

Të hënën, më 29 korrik, parlamenti do të mblidhet në një seancë të jashtëzakonshme në orën 18:00.

Mësohet se në këtë seancë do të votohet kryetarja e re e Kuvendit, Elisa Spiropali, si do të kalojnë dekretet e Presidentit Begaj për ndryshimet në Qeveri.

Në Kongresin e Partisë Socialiste të mbajtur këtë të diel, kryeministri Edi Rama njoftoi ndryshimet në kupolën drejtuese të mazhorancës në Kuvend, me Elisa Spiropalin që zëvendëson Lindita Nikollën.

Lëvizjet prekën edhe Qeverinë, ku më e bujshme është ajo e Taulant Ballës që nga ministër i Brendshëm spostohet si ministër Shteti për Parlamentin. Tre emra të rinj pa profil politik, marrin drejtimin e Financave, Mbrojtjes dhe Punëve të Brendshme.

Ndërkohë Ora News ka zbardhur edhe mesazhin e Bardhit për grupin parlamentar: “Kolegë, presidenti si roje e godinës së Presidencës ka bërë dekretimin e ministrave të rinj me urgjencë dhe pa asnjë verifikim.

Administrata e Kuvendit më njofton që nesër në orën 18:00 do te ketë seancë të jashtëzakonshme parlamentare për emërimet në Qeveri. Njoftimi zyrtar do ju përcillet edhe me e-mail.”

Nryshimet:

Kryetar Kuvendi
Ikën Lindita Nikolla
Vjen Elisa Spiropali

Ministria për Marrëdhëniet me Parlamentin
Ikën Elisa Spiropali
Vjen Taulant Balla

Ministria e Brendshme
Ikën Taulant Balla
Vjen Ervin Hoxha (Ish-kreu i IKMT)

Ministria e Mbrojtjes
Ikën Niko Peleshi
Vjen Pirro Vëngu (Ish-drejtor i Portit të Durrësi)

Ministria e Financave
Ikën Ervin Mete
Vjen Petrit Malaj (Ish-drejtori i AKBN)

Nënkryetar Kuvendi
Ikën Ermonela Felaj
Vjen Bledi Çuçi

Kreu i grupit të PS
Ikën Bledi Çuçi
Vjen Niko Peleshi


Shtuar 28.07.2024 19:31