Seanca gjyqësore ndaj Muskurtit, avokati: Klienti im ka bërë 7 kallëzime në polici, merrte mjekime për shkak të gjendjes mendore (VIDEO)

Arsen Muskurti, autori i vrasjes së vëllait dhe kunatës së tij dy ditë më parë është lënë sot në “arrest me burg” nga Gjykata e Tiranës.

Ai ka deklaruar se armën e ka pasur me leje dhe se ndaj vëllait dhe kunatës së tij ka bërë 7 kallëzime penale.

Ndërkohë avokati kërkoi arrest në burg 30 ditë për Arsen Muskurtin, sipas të cilit, klienti i tij vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe për këtë merr mjekim.

Avokati Suad Idrizi: “Klienti im e kishte armën me leje dhe ndaj vëllait të tij dhe bashkëshortes së tij ka bërë 7 kallëzime. Autori ditën e ngjarjes është vetëdorëzuare, nuk ka tentuar të largohet. Kërkova të kryhet akt ekspertimi mendor, pasi prej vitit 2018 ka marrë mjekime për shkak të gjendjes mendore.”/albeu.com