“S’dua të bëj skandal”, Gjon’s Tears hedh poshtë fjalët e Alketa Vejsiut (VIDEO)

U komentua shumë ditët e fundit intervista që Gjon Muharremaj, i njohur me emrin e artit Gjon’s Tears kishte dhënë më herët ku kishte treguar se ka pasur dëshirën që të përfaqësonte Shqipërinë në Eurovision, por organizatorët e Festivalit të Këngës e kanë lënë jashtë pasi ishin plotësuar vendet.

Sot Gjoni ishte i ftuar në një lidhje me Skype me emisionin “Wake up” në Top Channel, ku u pyet lidhur me përgjigjen e Alketa Vejsiut.

“Nuk më intereson shumë. Kjo puna ‘jashtë datës’, ok. Nuk e kisha dëgjuar këtë, tani po e dëgjoj. Tani s’dua të bëj skandal, asgjë. S’e kam problem. Zvicra më pranoi dhe jam shumë krenar. S’kam problem me asnjë, jam i lumtur që u bë Eurovisioni. Për mua kjo është histori e vjetër, le të shkojmë përpara”, u shpreh Gjoni.


Shtuar 28.05.2021 14:47