“Sdi si jetoj pa të”, Jonida Shehu përlot me rrëfimin e saj, ja si e përjetoi humbjen e nënës

Moderatorja Jonida Shehu, pësoi një humbje të madhe rreth një vit më parë.

Jonida e bëri publik lajmin për ndarjen e papritur nga jeta të nënës së saj me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Të lidhura

None found

“Mama iku dhe sdi më si jetohet pa të. Shpirti im”.

Jonida ka qenë e ftuar natën e sotme në emisionin “Goca dhe gra” ku e kanë pyetur nëse ka patur periudha që i rikujtojnë mamanë e saj.

Jonida tha se me të ëmën ka pasur një ndër lidhjet më të forta dhe kanë pasur kontakte të dyja deri në ditën e fundit. Ajo tregoi se sa të vështirë e pati muajin e parë dhe se si i shkruante mesazhe dhe pse e dinte që e ëma nuk do i kthente ato.

Moderatorja shtoi se tashmë e ka kaluar atë cikël të jetës dhe tanimë qëndron vetëm tek mendimet.

“Unë kam qenë shumë e lidhur me mamin sepse im atë e ka humbur jetën më herët. Unë kam qenë 23-24 vjeç, kështu që gjithë kohën e moshës që duhet të rritesha kam jetuar me mamanë time derisa jam shkëputur që kam nisur bashkëjetesën. Deri në ditën e fundit pavarësisht se ajo kishte zgjedhur të jetonte vetëm dhe jo me ne, pothuajse kemi qenë në mënyrë konstate bashkë me njëra- tjetrën. Ajo shkonte- vinte, nëse kisha një orë të lirë ajo vinte tek unë, para se të flinim bëheshin telefonatat përkatëse. Nuk e lidh mungesën me periudha për mua çdo sekondë është mungesë shumë e madhe. Vuajtja ka qenë shumë e madhe sidomos muajin e parë. Kur kthehesha nga puna, ishte rituali që hyja në makinë dhe bëja telefonatën e parë dhe ka qenë një periudhë shumë e vështirë. Më pas fillova t’i shkruaja në whatsapp duke e ditur që nuk do të më kthejë përgjigje po e kalova atë cikël dhe jam vetëm tek mendimet tani”,- rrëfeu moderatorja.


Shtuar 7.07.2022 16:22