Në orët e para të mëngjesit të sotëm rreth orës 07:00,një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Shalës Konispol.
Sipas policisë së Sarandës, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta në banesë, 69-vjeçari ka vrarë dyshohet me s**patë gruan e tij 66-vjeçe.
Sipas uniformave blu, Huso Islami dyshohet se ka vrarë me mjet prerës (s*patë), bashkëshorten e tij Shano Islami.
Në konflikt është përfshirë dhe djali i tyre, Klement Islami, i cili dyshohet se ka shtyrë nga shkallët, babanë e tij, i cili si pasojë ka humbur jetën.
Sipas informacioneve policore, dyshohet se 69-vjeçari është konfliktuar me djalin e tij rreth 40-vjeç, ky i fundit e ka shtyrë nga shkallët e banesës dhe për pasojë ka ndërruar jetë edhe 69-vjeçari.
40-vjeçari është arrestuar nga policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.