Një burrë nga Alabama, SHBA, goditi me thikë ish të dashurën e tij shtatzënë pasi mendonte se ajo do ta akuzonte për dhunë në familje dhe do të rikthehej në burg.
Sherifi i kontesë Russell Heath Taylor tha në një konferencë për shtyp se trupi u gjet në një stacion zjarrfikës, i cili shërben gjithashtu si një strehë për viktimat e dhunës në familje.
Viktima, 37-vjeçari Treasure Hennessy, ka pësuar disa plagë me thikë.
Treasure Hennessy, 37, was given permission to stay at the Fort Mitchell Fire Station as a “safe house” from Bradley Wayne Stokes who in 2010 pleaded guilty in the shooting death of Crystal Lynn Bailey, a 21-year-old Phenix City mother. https://t.co/KmHVHtxP74
— AL.com (@aldotcom) September 3, 2023
Partneri i saj, Bradley Wayne Stokes, u arrestua të shtunën pasdite dhe përballet me akuzat për vrasjen e Hennessy-t dhe fëmijës së palindur. Hennessy ishte tetë javë shtatzënë me fëmijën e Stokes, tha policia.
39-vjeçari u lirua nga burgu më 2 qershor pasi kreu 14 vjet nga një dënim 16-vjeçar për akuzat për armëmbajtje dhe vrasje të pavullnetshme për vdekjen e të dashurës së tij Crystal Bailey në 2008.
Menjëherë pas lirimit të tij, ai dhe Hennessy filluan të takoheshin. Hennessy kishte paraqitur të paktën dy ankesa për dhunë në familje kundër Stokes ndërsa ata ishin në lidhje.
Gruaja u largua nga shtëpia muajin e kaluar dhe gjeti një shtëpi që strehon viktimat e dhunës në familje. Stokes zbuloi se ku jetonte dhe shkoi aty për ta pritur.
“Unë besoj se provat do të tregojnë se Stokes ishte duke e pritur”, tha policia.
Pasi e vrau, i pandehuri e zhvendosi automjetin e saj pas një hambari për ta fshehur përpara se të largohej me makinën e tij.
Oficerët kanë gjetur një thikë që besojnë se është përdorur për vrasje.
Stokes do të ekstradohet në Kontenë Russell në ditët në vijim. Nëse shpallet fajtor, ai mund të përballet me dënimin me vdekje./Albeu.com/