“Sanksiononi Ramën dhe Vuçiçin”, tre të rinj thyejnë perimetrin e sigurisë, mesazh liderve të BE

Ndërsa në Tiranë është duke u zhvilluar mbledhja e Samitit të Procesit të Berlinit, 3 të rinj, kanë arritur të thyejnë perimetrin e sigurisë, dhe të shfaqin një mesazh për liderët e BE.

Tre të rinjtë mbanin një banderolë ku shkruhej “Sanksione Ramës dhe Vuçiçit”.

Menjëherë më pas kanë ndërhyrë forcat e policisë, duke bërë dhe shoqërimin e tre të rinjve në komisariat.

Mesazhi i të rinjve i drejtohej liderve të BE, për të sankskionuar kreun e qeverisë shqiptare dhe presidentin serb, për nismën e tyre mbi “Ballkanin e Hapur”, e cila bie ndesh me Procesin e Berlinit.


Shtuar 16.10.2023 16:56