Liderët e BE në Tiranë, Rama: Kujt ia merrte mendja se armiqtë e personit që konceptoi Piramidën do e “pushtonin lehtësisht atë

Kryeministri Edi Rama dhe zyrtarët më të lartë të BE mbajtën një konferencë të përbashkët për mediat, pas përfundimit të Samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë, e cila kulmoi edhe me hapjen e Kolegjit Europian në Tiranë.

Në hyrje të fjalës së tij Rama me humor theksoi se askush nuk e mendonte se sot te Piramida do të ishin të pranishëm ata që dikur Enver Hoxha i quante armiq, i cili është dhe njeriu që konceptoi Piramidën.

Sa i përket Kolegjit Europian, Rama tha se është shumë i lumtur, pasi ata që do të sttudiojnë aty do të bëhen hije e çdo qeverie për të përmbushur të gjitha standardet që këkron BE.

Kush do ta mendonte në atë kohë kur u konceptua kjo piramidë, që armiqtë më të urrryer që ishte shtysa për këtë piramidë, do të vinin dhe të bënin këtë pushtim të menjëhershëm, askush. Por nga ana tjetër kujt do ja kishte marrë mendja në fund të viti të kaluar ë BE do të ishte kaq e shpejtë pë rtë lakuar nga fjalët në vepra. Më pak se një vit, dhe ja ku jemi. Dje presidentja e KiE prezantoi çeljen e aplikimeve, sot hapen dyert e zyrës së përfaqësimt dhe vitin tjetër njerëzit do të nisin mësimit në Kolegjin e Europës në Tiranë. Diçka po ndodh dhe ëhstë ka e majnitshme. Dua të ndaj me ju një anektodë të takimit me një ish-kryeministrët të BE-së, që ka qenë pjesë e ish-reandorisë sovjetike, kur e pyeta se si ëhstë jeta në BE më th” Se në vendin tim ka njerëz që na ndjekin hap pas hapi se çfarë bëhet në emër të BE. I thashë po hapim Kolegjin e Europës. Më tha: O Zot do të keni pas njerëz që ju ndjekin ttërë kohës, ëhstë si të kesh pas një KGB transparente. I thahë popo më kujtojmë Mark Rute i cili refuzon një kërkesë me një buzqeshje. BE është një beki i madh për të gjithë vendet tona”, tha Rama.


Shtuar 16.10.2023 18:05