Sanksionohen 206 rusë, Britania : Mes tyre edhe gruaja e Lavrov

Mbretëria e Bashkuar po sanksionon 178 individë të cilët mendohet se “mbështesin rajonet ilegale të shkëputura” në Ukrainën lindore, tha zyra e jashtme britanike.

Gjatë një deklarate ditën e sotme, sekretarja e jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, Liz Truss ka treguar gadishmërinë e Britanisë për të mbështetur Ukrainën.

“Në vazhdën e sulmeve të tmerrshme me raketa ndaj civilëve në Ukrainën lindore, ne sot po sanksionojmë ata që mbështesin rajonet ilegale të shkëputura dhe janë bashkëpunëtorë në mizoritë kundër popullit ukrainas. Ne do të vazhdojmë të synojmë të gjithë ata që ndihmojnë dhe mbështesin luftën e Putinit”,tha sekretarja.

Në total, qeveria e Mbretërisë së Bashkuar njoftoi sanksione të reja për 206 individë, duke përfshirë 178 separatistë, gjashtë oligarkë, bashkëpunëtorët dhe punonjësit e tyre të ngushtë dhe 22 individë të tjerë.

Në mesin e të sanksionuarve janë Sergei Kozlov, kryetar i vetëquajtur i qeverisë së Republikës Popullore të Luhanskut, dhe Alexander Ananchenko, të cilin Ministria e Jashtme e quajti kryeministrin e vetëshpallur të Republikës Popullore të Donetskut.

Maria Lavrova, gruaja e ministrit të Jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov, është gjithashtu në mesin e atyre që i nënshtrohen ndalimit të udhëtimit dhe ngrirjes së aseteve./albeu.com