Presidenti Vladimir Putin ka deklaruar se Rusia do të zgjerojë tregtinë me partnerë të rinj. Në një fjalim televiziv, Putin tha se Rusia do të zhvillojë marrëdhëniet e saj ekonomike me partnerët në Azi, Afrikë dhe Amerikën Latine për të izoluar ekonomikisht vendet perëndimore.
“Më lejoni t’ju kujtoj se duke vendosur sanksione, vendet perëndimore po përpiqeshin të varfëronin Rusinë. Por ne kurrë nuk do të izolohemi”, tha ai.
“Përkundrazi, ne po rrisim dhe do ta rrisim bashkëpunimin me të gjithë ata që kanë interes për këtë”.
Putin tha se do të rriste shitjet e gazit në lindje dhe përsëriti planin e tij për të ndërtuar një “qendër të re gazi” në Turqi. Ai tha se Rusia do të përcaktojë çmimet për shitjen e gazit në Europë duke përdorur një “platformë elektronike”.
Megjithatë, ekonomia e Rusisë pritet të tkurret me 2.5 për qind në vitin 2022, tha Putin.