Sancho përplaset me Ten Hag: Nuk lejoj që njerëzit të thonë gjëra të pavërteta

Jadon Sancho duket se po i shijon muajt e fundit si lojtar i Manchester United.

Sulmuesi anglez e ka kundërshtuar Erik ten Hagun për mos ftesën e tij ndaj Arsenalit, duke thënë se lojtari nuk është stërvitur në nivele të larta.

Mirëpo, Sancho ka thënë se nuk duhet besuar gjithçka që thuhet, pasi ai është në një formë të mirë.

“Ju lutemi mos besoni gjithçka që lexoni. Nuk do të lejoj që njerëzit të thonë gjëra që janë krejtësisht të pavërteta”, ka thënë anglezi si kundërshtim ndaj Ten Hagut.

“Unë jam sjellë shumë mirë në stërvitje këtë javë. Besoj se ka arsye të tjera për këtë çështje që nuk dua të hyj, unë kam qenë një kok turku për një kohë të gjatë që nuk është e drejtë”.

“Gjithçka që dua të bëj është të luaj futboll me një buzëqeshje në fytyrë dhe të kontribuoj për ekipin tim”.

“I respektoj të gjitha vendimet që merren nga stafi stërvitor, luaj me lojtarë fantastikë dhe jam mirënjohës për këtë gjë që e di që çdo javë është një sfidë”.

“Unë do të vazhdoj të luftoj për këtë emblemë pa marrë parasysh çfarë”, ka shtuar më tej Sancho.


Shtuar 4.09.2023 09:16