SAMITI/ Presidenti i KE: Do të japim dritën jeshile për Ukrainën dhe Moldavinë

Samiti i BE në Bruksel ka nisur punën. Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, është shprehur se unioni i BË-së do t’i japë Ukrainës dhe Moldavisë statusin e vendit kandidat në BE.

”Ky është një moment vendimtar për BE-në. Besoj de do t’i japim Ukrainës dhe Moldavisë statusin e vendeve kandidate për në BE. Ne do të shprehim një një perspektivë të qartë dhe të fortë evropiane për Gjeorgjinë”, deklaroi Michel.

Liderët e BE-së do të mblidhen sot në një samit dy ditor në Bruksel. Kryeministri Rama së bashku me liderët e Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, Vuçiç dhe Kovaçevski kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre pas sinjaleve pozitive nga Bullgaria./albeu.com