Samiti i Procesit të Berlinit në Tiranë, Rama dhe Von der Leyen: Nuk do të ketë një qendrim për çështjen e Kosovës dhe Serbisë

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe Presidentja e KiE-së, Ursula Von der Leyen, kanë mbajtur një konferencë të përbashkët për mediat, një ditë para Samitit të Procesit të BErlinit që do të zhvillohet në Tiranë.

Rama dhe Von der Leyen, bënë të qartë se në samitin e ditës së hënë nuk do të ketë një qendrim për çështjen e Kosovës dhe Serbisë.

Presidentja e KiE bëri të qartë se këto dy shtete duhet të ulen në tryezën e dialogut ndërmjetësuar nga BE.

Rama shtoi se tipikisht ky proces nuk është vendi për zgjidhjen e çështjeve bilaterale.

Marrëveshja e Ohrit është ato që u arritën në shkurt dhe mars, baza për pajtimin përmes dialogut të BE. Është me rëndësi që Kosova dhe Serbia të kthehet në tryezë për normalizimin e marrëdhënies. Kjo është rruga e duhur për të ardhmen sepse Kosova dhe Serbia do jenë pjesë e BE”, tha Ursula Von der Leyen.

“Procesi i Berlinit lidhet me nxitjen e vazhdueshme të të gjitha vendeve të rajonit drejt 4 lirive të BE, lëvizjes ë njerëzve, mallrave, kapitaleve dhe shërbimeve. Tipikisht ky proces nuk janë vendi për zgjidhjen e çështjeve bilaterale. Por në programin e Samitit, dreka e punë se liderave, do t’i kushtohet edhe marrëdhënieve fqinjësore në rajon. Hapësira për diskutim mes të pranishmëve, është e programuar, por nuk është një Samit i cili merr përsipër të gjejë zgjidhje për probleme që janë probleme që trajnohen dhe zgjidhen nën ombrellën e BE”, tha Rama.

 

 


Shtuar 15.10.2023 18:22