Me anë të një postimi në Facebook, kreu i shtetit i ka uruar mirëseardhjen në Aleancë vendeve nordike Suedisë dhe Finlandës.
“Vendimet e sotme historike të samitit të NATO-s në Madrid, e bëjnë Aleancën tonë më të bashkuar, më të afërt, dhe të mbrojtur për t’u kundërpërgjigjur më shumë se ajo që është ajo që na kanosen!
Vendeve mike, Suedisë e Finlandës, u urojmë mirëseardhjen në Aleancën që mbron sovranitetin, lirinë dhe demokracinë nga çdokush që synon t’i minojë ato.
Ne jemi NATO! Sëbashku qëndrojmë më të fortë!, ka shkruar Meta./albeu.com