Sali Berisha nuk humb kohë, tregon hapin e radhës për të “rimarrë” PD Bashës

Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë një interviste për Syri.tv ka zbuluar detaje në lidhje me përcarjen e PD.

Berisha nuk ka ndalur akuzat ndaj Bashës duke deklaruar se kryetari aktual ka shkelur cdo nen të Kryesisë së PD në shkarkimin e tij.

Gjatë intervistës, Berisha ka pranuar se pretendon të cojë demokratët në zgjedhje dhe sipas tij anetarësia e PD do të vendosë për të ardhmen e PD.

Sali Berisha: Tani, deklarata e Bashës ka krijuar një traumë të madhe në PD. Partia demokratike është në krizë të thellë dhe në rrezik të madh.

Cfarë po bëj unë, që në fillim kam kërkuar që PD të mos merret me cështjet e non gratave, merrem vetë unë sepse partia është pro amerikane. Në këto kushte unë nuk dua kurrë që PD nga ky zhvillim të dëmtohet, të përcahet të copëzohet.

Unë do të bëj cdo gjë dhe do ua domostroj të gjithë shqiptarëve, që PD të dal ënga ky proces më e madhe dhe më e fuqishme, me kusht të vetëm të shprehen anëtarët me votë.Ky ishte një vendim i papritur dhe Basha ma komunikoi 20 minuta para daljes në konferencë për media.

Ky veprim ka krijuar probleme shumë të mëdha dhe të thella në kryesinë e PD. Lëvizja ime do të vendoset në bazë të votës së anëtarësisë.

Pyetje: Nëse kryesia ndodh që voton pro jush dhe kundër Bashës? Cfarë ndodh me Bashën?

Berisha: E vendos anëtarësia. Unë kam një lëvizje për të bërë cdo gjë, për të mos lejuar zvoglimin e PD. /albeu.com/

 


Shtuar 13.09.2021 21:06