Ish-ministri, Saimir Tahiri, ka dalë sot nga burgu për t’i dhënë lamtumirën e fundit babait të tij.
Siç duket edhe nga fotot, Tahiri përcjell për në banesëm e fundit babanë e tij, i shoqëruar me nënën të cilën e përqafon.
Tahirit i janë mundësuar disa orë liri nga drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, e cila e shoqëron atë në ceremoninë e varrimit.
Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, është dënuar me 3 vite e katër muaj heqje lirie .
Tahiri me veprimet dhe mos veprimet e tij ka ndikuar në përhapjen e fenomenit të kultivimit të kanabisit. Ai akuzohet për veprën penale “Shpërdorim të Detyrës”.
Letra e Tahirit për të atin:
O Ba, si nuk më prite?
Me sa nxitim e more këtë rrugën e fundit dreqin.
Të ndritë shpirti atje lart!
Mua me bëre dhuratën më të madhe ndonjëherë, më bëre burrë.
Dhe rri i qetë andej, mos u mërzit më. Qesh e gëzohu siç bëje këtu me ne.
Sa here bëhesha gati po nuk ta thoja dot se më vinte zor, por ja po ta them tani që nuk më degjon më:
Të dua shume Ba!
Të duam të gjithë shumë shoku Bashkim.
Përgjithmonë!/albeu.com