Sadio Mane lojtar i Bayern-it, zbulohet se kur do të kryej vizitat mjekësore

Bayern Munich arriti të transferojë sulmuesin anësor nga Liverpooli për shifrën e 32 milionë euro.

Pas dy refuzimeve nga klubi anglez, ata arritën të dorëzoheshin dhe të bindeshin nga shuma e ofruar e ekipit gjerman, pasi Mane deklaroi se nuk do të rinovonte kontratën e tij me Liverpool.

Gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano, ka bërë të ditur se senegalezi do të jetë në Gjermani ditën e martë për të kryer vizitat mjekësore dhe për të nënshkruar kontratën e tij 3-vjeçare si lojtari më i ri i Bayern Munich./ h.ll/albeu.com