Sa orë gjumë ju duhet sipas moshës? Ja si ta llogarisni

Një të tretën e jetës sonë e kalojmë në gjumë. Por si ta llogarisim kohën që na duhet për t’u ngopur me gjumë e për t’u ndjerë të çlodhur? Si fillim duhet të vendosni kohën kur duhet të zgjoheni. Është e rëndësishme që nëse dëshironi të zgjoheni të relaksuar të vendosni alarmin për çdo ditë, në të njëjtën orë. Sasia e gjumit të nevojshëm ndryshon gjatë gjithë jetës sonë. Fëmijët duhet të flenë deri në 14 orë. Nga mosha 20-40 vjeç, na duhen 7 deri në 9 orë gjumë. Pasi të vendosni se në cilën orë do të ngriheni dhe sa orë gjumë ju nevojiten sipas moshës do ta keni formulën perfekte se kur të shkoni në shtrat.

Nëse duhet të zgjoheni në orën 08:00 atëherë duhet të shkoni në shtrat rreth orës 00:00. Shpesh besohet se njerëzit duhet të flenë rreth orës 22:00 për të bërë një gjumë me cilësi më të mirë. Por kërkimet e fundit nga Harvard e hedhin poshtë këtë teori. E rëndësishme është që të keni një orar gjumi sepse kjo ndikon në cilësinë e një gjumi të mirë. Çelësi qëndron te një orar i qëndrueshëm.


Shtuar 24.07.2022 07:53