Sa ministri morën shqiptarët në Mal të Zi, partitë nënshkruajnë marrëveshjen e koalicionit për formimin e qeverisë

Liderët e 11 partive, që do të formojnë qeverinë e ardhshme, nënshkruan sot marrëveshjen e koalicionit për formimin e qeverisë së re.

Marrëveshja u nënshkrua nga kryeministri i ardhshëm dhe lideri i lëvizjes ”Evropa tani” (PES) Milojko Spajiç, liderët e ”Demokracisë së Re Serbe” Andrija Mandiç, Partia Popullore Demokratike Milan Knezheviç, Demokrati Aleksa Beçiç, Partia Popullore Socialiste Vladimir Jokoviç dhe Civisa Srgjan Paviçeviç.

Të lidhura

None found

Dokumenti është nënshkruar edhe nga krerët e tre partive që përbëjnë Forumin Shqiptar – Nik Gjeloshaj, Ivan Ivanaj dhe Ferhat Dinosha, si dhe dy që janë në koalicionin Aleanca Shqiptare, Fatmir Xheka dhe Genci Nimanbegu.

Javën e ardhshme do të mbahen seancat e parlamentit, ku do të zgjidhet kryesia e tij dhe qeveria e re.

Kryetar i ri i Kuvendit do të jetë Andrija Mandiç nga koalicioni Për Ardhmërinë e Malit të Zi (ZBCG), i cili do të sigurojë mbështetjen e pakicave për qeverinë.

Në qeverinë e re, PES do të ketë kryeministrin dhe 10 ministri, demokratët do të kenë postin e zëvendëskryeministrit, zëvendëskryeministrit dhe katër ministri dhe PKSH do të ketë dy portofole.

Ndarja e ministrive

Në bazë të marrëveshjes zyrtare të nënshkruar nga partitë e koalicionit të ri qeveritar, bie në sy bashkëqeverisja mes shqiptarëve , serbëve dhe malazezëve ndërsa jashtë saj janë lënë boshnjakët.

Fatmir Gjeka do të jetë ministër për të drejtat e njeriut dhe të pakicave. Marash Dukaj do të vijojë të jeteë ministër për Administrateën Publike. Genci Niman Begu do të mbajë postin e nënkryetarit të parlamentit të Malit të Zi ndërsa kryeparlamentar do të jetë kreu i partive pro serbe Andrija Mandiç.

Serbët po ashtu do të kenë në fund të vitit 2024 një post zv/kryeministri si dhe katër poste ministrash në qeverinë e Spajiç. Me votëbesimin në parlament qeveria e Spajiç do të zë vendin e asaj në detyrë të Dritan Abazoviç.


Shtuar 20.10.2023 20:32