Presidenti i Turqisë Erdogan mori pjesë në ceremoninë e inaugurimit të 522 banesave të reja në qytetin e Laçit, të cilat u ndërtuan pas tërmetit të 26 Nëntorit 2019, me financime nga qeveria turke.
Erdogan pa nga afër këto banesa në kuadër të vizitës zyrtare në vendin tonë nën shoqërinë e Kryeministrit Edi Rama.
Presidenti turk u shpreh se 522 njësitë e reja që janë ndërtuar në Laç kanë kushtuar 42 milionë Euro.
Ai gjithashtu ka uruar përfituesit që të gëzojnë banesat e reja.
Sipas burimeve për albeu.com, kostoja e një banese të ndërtuar nga fondet turke, shkon përafërsisht në 80 mijë euro, një shifër kjo tepër e lartë duke parë edhe kostot e ndërtimit në vendin tonë./albeu.com/