Çfarë po paralajmëron Erdogan? Mbledhje ndërministrore mes qeverise shqiptare dhe asaj turke (VIDEO)

Presidenti turk Erdogan gjatë një konference për mediat, nga Shqipëria njoftoi mbajtjen e një mbledhjeje tjetër ndërministrore mes qeverisë së Turqisë dhe asaj të Shqipërisë.

Kjo sipas tij bëhet me qëllim thellimin e bashkëpunimit mes dy shteteve

Erdogan shtoi se kjo mbledhje do të mbahet gjatë gjysmës së parë të këtij viti. Për këtë, ai shtoi se do të merren me organizimin dy ministrat e Jashtëm të qeverive respektive.

Kreu i shtetit turk shtoi se ka një rritje të shkëmbimeve tregtare mes Shqipërisë dhe Turqisë, e cila mund të thellohet edhe më tej në të ardhmen.

Marrëveshjet e nënshkruara sot:

1- Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Agjencisë Anadolu dhe Agjencisë Telegrafike Shqiptare.

2- Memorandum mirëkuptimi për bashkëpunimin në fushën e trajnimeve për zbatimin e ligjit ndërmjet qeverisë së Turqisë dhe Shqipërisë.

3- Protokoll Bashkëpunimi ndërmjet Drejtorisë së Arkivit Shtetërore Turqisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivit.

4- Memorandum mirëkuptimi për Bashkëpunimin në Fushën e Rinisë dhe Sporteve ndërmjet ministrisë se Turqisë dhe asaj shqiptare.

5- Memorandum mirëkuptimi ndërmjet ministrisë së jashtme të Turqisë dhe asaj shqiptare për bashkëpunimin në fushën e protokollit.

6- Protokoll bashkëpunimi ndërmjet Drejtorisë së Përgjithshme Shtetërore të Operas së Baletit dhe të ministrisë së Kulturës dhe Turizmit të Turqisë dhe Ansamblit të Operas dhe Baletit dhe Folklorit shqiptar.

7- Memorandum mirëkuptimi në fushën e menaxhimit të Fatkeqësive ndërmjet Drejtorisë së Emergjencave dhe Ministrisë së Brendshme të Turqisë./albeu.com/


Shtuar 17.01.2022 17:25