Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, pas mbledhjes së qeverisë ku është miratuar projekt-buxheti për vitin 2022, është pyetur në lidhje me buxhetin e alokuar për blerjen e satelitëve që do të çohen në orbitë.
Ministrja e ka shmangur pyetjen duke thënë se detajet mbi buxhetet e alokuara do të bëhen publike gjatë javës në vijim
“Të gjitha detajet mbi buxhetet e alokuara do të bëhen publike gjatë javës në vijim në deklarata të ndryshme të detajuara për çdo sektor”, tha ministrja.
Kujtojmë se kryeministri Edi Rama ka premtuar se do të çojë në orbitë dy satelitë “Albania 1” dhe “Albania 2” për të monitoruar territorin. Rama është shprehur se njëri do të lëshohet në hapësirë në mars të 2022 dhe tjetri në qershor po të vitit 2022./albeu.com