Sa e kalbur është ushtria ruse?

The Economist

Ushtria ruse kishte një mision për t’i treguar botës se presidenti Vladimir Putin e kishte rikthyer madhështinë e vendit të tij pas poshtërimit të rënies sovjetike. Në vend të kësaj, përparimi i dobët dhe humbjet e mëdha në Ukrainë kanë ekspozuar të metat brenda Rusisë.

Për ata që kërcënohen nga agresioni i Putinit, një numër i pakët i ushtarëve është një lehtësim. Por fatkeqësisht, Rusia ka gjithmonë një as nën mëngë: përdorimin e armëve bërthamore.

Deri më tani, pushtimi i Ukrainës ka qenë një fatkeqësi për forcat e armatosura të Rusisë. Rreth 15,000 trupa janë vrarë në dy muaj luftime, sipas qeverisë britanike. Të paktën 1600 automjete të blinduara janë shkatërruar, së bashku me dhjetëra avionë dhe anije të flotës së Detit të Zi.

Sulmi në kryeqytetin, Kiev, ishte një dështim.

Luftimet në lindje dhe jug të Ukrainës gjatë javëve të ardhshme jo vetëm që do të përcaktojnë rrjedhën e luftës, por do të përcaktojnë gjithashtu se si ushtria ruse mund të shpëtojë reputacionin e saj dhe reputacionin e shoqërisë që ajo mishëron.

Buxheti i mbrojtjes së Rusisë, prej mbi 250 miliardë dollarësh është rreth tre herë më i madh se ai i Britanisë ose Francës, por pjesa më e madhe e tij shpërdorohet ose vidhet. Ushtarët e zhgënjyer kanë braktisur automjetet e tyre. Njësitë kanë torturuar, përdhunuar dhe vrarë vetëm për t’u nderuar nga Kremlini, raporton abcnews.al.

Rusia nuk ka arritur të fitojë kontrollin e hapësirës ajrore apo të kombinojë fuqinë ajrore me tanke, artileri dhe këmbësorinë. Të zhytur në korrupsion, të paaftë për të nxitur iniciativën ose për të mësuar nga gabimet e tyre, gjeneralët e tij të frustruar kanë braktisur doktrinën e avancuar ushtarake dhe filluan rrafshimin e qyteteve dhe terrorzimit të civilëve

Forcat e motivuara të Ukrainës ishin një “shuplakë” për dështimet ruse.

Pavarësisht se ishin më pak në numër dhe të armatosur, ata i rezistuan ushtrisë pushtuese. Edhe nëse fushata ruse, tani nën udhëheqjen e një komandanti të vetëm, do të fitojë në Donbas,  do të ndodhë kryesisht falë numrit të madh të ushtarëve.

Për Putin kjo është një pengesë e madhe, sepse megjithëse ai kontrollon një makineri të frikshme propagande, diçka e tillë kërcënon pushtetin e tij. Kjo është kryesisht për shkak se përdorimi i forcës ushtarake është thelbësor në strategjinë e tij për ta bërë Rusinë një vend të fuqishëm në botë, raporton abcnews.al.

Rusia mund të jetë një vend i madh por është një shtet që ende dëshiron të jetë një superfuqi. Popullsia e saj renditet midis Bangladeshit dhe Meksikës, ekonomia e saj midis Brazilit dhe Koresë së Jugut dhe pjesa e saj e eksporteve globale midis Tajvanit dhe Zvicrës.

Edhe pse Rusia gëzon njëfarë simpatie në vendet  si Afrika e Jugut dhe India, fuqia e saj e butë po zbehet – e nxitur nga paaftësia dhe brutaliteti në Ukrainë.

Për të mbushur boshllëkun midis fuqisë dhe aspiratave të saj dhe për t’i rezistuar asaj që ai e sheh si shkelje të Amerikës, Putin është kthyer në sferën e vetme ku Rusia mund të pretendojë se është ende pjesë e klasit botëror: forca ushtarake.

Në 14 vitet e fundit, Rusia ka pushtuar Gjeorgjinë dhe Ukrainën (dy herë) dhe ka luftuar në Siri. Mercenarët e saj janë vendosur në Libi, Republikën e Afrikës Qendrore, Sudan dhe tani në Ukrainë.

Poshtërimi në Ukrainë zbeh pretendimin e fundit të Rusisë për statusin e superfuqisë. Lufta mund të zgjatet dhe ndërkohë Rusia nuk do të jetë në gjendje të kryejë operacione të mëdha diku tjetër.

Pajisjet, municionet dhe fuqia ushtarake po shfrytëzohen me shpejtësi. Mund të nevojiten vite për të trajnuar forcat ruse në mënyrë që të shmangin gabimet në Ukrainë. Por nëse sanksionet mbeten në fuqi për shkak se Putin është ende në pushtet, do të nevojiten më shumë masa.

Largimi i rusëve të talentuar do të rëndojë mbi ekonominë. Sa më pak Rusia të investojë në fuqi ushtarake, aq më shumë do të zbehet aftësia e sja të përçajë pjesën tjetër të botës. Megjithatë, pushtimi i Ukrainës i ka dhënë disa mësime.

Së pari, nxorri në pah se rënia e mëtejshme e fuqisë ruse mund të çojë në një luftë akoma më të pamatur. Kjo tregon gjithashtu se në luftrat e ardhshme nëse forcat ruse nuk do të mund të mbizotërojnë fushën e betejës, Ukraina do të përgjigjet duke kryer mizori.

Një ushtri më e dobët ruse mund të jetë edhe më brutale. Në fund të fundit, dobësia e ushtrisë ruse mund ta detyrojë Rusinë të përdorë gurin e fundit, në të cilin ajo është ende një superfuqi e padiskutueshme: armët kimike, biologjike dhe bërthamore.

Që nga fillimi i kësaj lufte, Putin dhe qeveria e tij kanë vënë në pah vazhdimisht se mund të përdorin armët bërthamore. Putin është racional, pasi dëshiron që regjimi i tij të mbijetojë, kështu që shanset për përdorimin e tyre ndoshta mbeten të pakta.

Por ndërsa forcave të armatosura të Rusisë po u mbarojnë opsionet konvencionale, me siguri do të rritet edhe tundimi për të përshkallëzuar luftën. Por oficerët dhe strategët e tij duhet të shohin dështimin e operacionit ushtarak të Putinit në mënyrë që të zbusin skemën e tij të ardhshme.

Një ngërç në Donbas thjesht do të nxiste luftën e radhës dhe mund të ishte edhe më kërcënuese se sa lufta sot. Megjithatë, edhe nëse Putin mposhtet, ai sërish mbetet i rrezikshëm. Thirrja për NATO-n është se aleanca duhet të përforcojë mbrojtjen e saj.

Kjo vjen, pasi përpjekja e Rusisë për të pushtuar shtetet baltike mund të rezultojë e suksesshme, por do të shkaktonte një luftë më të gjerë në të cilën NATO në fund do të fitonte. Kjo mbrojtje përfshin rrezikun e llogaritjes së gabuar dhe përshkallëzimit,  nëse forcat konvencionale të Rusisë janë të dobëta.

Do të ishte shumë më mirë frytdhënëse nëse Rusia do të përballej më një forcë të madhe që në fillim. Mënyra më e mirë për t’u mbrojtur nga Putin dhe ushtrita e tij e kalbur është t’i bllokojmë në të gjitha format./abcnews.al